Hasan Lika largon vemëndjen nga miqësoret: Mendojmë për garën

Pas ndeshjes miqësore me Burrelin të cilën Vllaznia e barazoi në “Reshit Rusi” 0-0, trajneri i skuadrës shkodrane Hasan Lika, deklaroi se tashmë gjithçka është gati për rinisjen e sezonit. Ndërsa sot për SportEkspres.com,  tekniku i shkodranëve theksoi se takimet miqësore tashmë duhen harruar dhe vëmendja duhet rikthyer tek dy ndeshjet e radhës, në Kampionat me Erzenin dhe në Kupë me Kamzën.

“Me ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar, kemi parë më nga afër gjendjen aktuale para rifillimit të sezonit. Unë jam i kënaqur me atë që skuadra ka dhënë në fushën e lojës në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë muaj dhe mendoj se jemi gati për takimet e këtij sezoni, që për ne do të rinisin me një sfidë të vështirë në Shijak, dhe më pas me ndeshjen e kthimit të turit të dytë në Kupë me Kamzën”, kështu deklaroi trajneri Lika i Vllaznisë.

Ndërsa interesimit për merkaton me “pikatore”, Lika ju përgjigj se, Vllaznia është e plotë dhe mosafrimet nuk e zbehin optimizmin e besimin për ngjitje në Kategorinë Superiore. “Skuadra është e plotësuar në organikë dhe ne ndjehemi plotësisht të gatshëm për të vazhduar ecurinë pozitive të pjesës së parë të sezonit. Mos afrimet në merkaton e janarit nuk zbehin aspak objektivin dhe optimizmin që kemi për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Ky synim nuk mund të ndryshojë nga mosafrimet në merkato”.

Në kuadrin e javës së 15-të të Kategorisë së Parë, të shtunën më 2 shkurt 2019, Vllaznia si kryesuese në Grupin A luan në Shijak me Erzenin e vendit të dytë në këtë grup.

 AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online