Luftë e ashpër për Hodson-Odoi, edhe “Djajtë” në garë për supertalentin

Bajerni i Mynihut, Liverpuli por dhe vetë Çelsi duan të sigurojnë sa më parë firmën e Kallum Hodson-Odoit. Rinovimi me “Blutë” e Londrës po vonon dhe Bajerni dhe Liverpuli janë gati të paguajnë deri në 40 milionë euro për kartonin e 18-vjeçarit. Por gara nuk mbaron këtu, pasi dhe Mançester Junajtid është interesuar për Odoin.

“Djajtë e Kuq”, sipas mediave britanike, duan të mposhtin me doemos rivalitetin e Liverpulit, pasi kështu përforcojnë skuadrën e tyre, por dhe nuk lejojnë një rival të sigurojë një lojtar shumë cilësor. Megjithatë, favorit për firmën e Odoi mbetet Bajerni i Mynihut.

Bavarezët nuk po arrijnë të rinovojnë skuadrën dhe Gnabri e Koman nuk janë ende gati, prandaj Odoi shihet si pasuesi ideal i Arjen Roben, që do e mbyllë me kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit. 18-vjeçari i Çelsit preferon të qëndrojë në Angli, por duke parë emra si Sanço dhe Nelson që po shkëlqejnë në Bundesliga, mund të ndikohet dhe të zgjedhë Bajernin e Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online