Futbollisti më i mirë që ka trajnuar? Dy legjenda vënë në dilemë Kapelon

Fabio Kapelo do të mbetet në histori si një ndër trajnerët më të mirë të historisë së futbollit. Tekniku italian e ushtroi këtë profesion për thuajse tre dekada, ku drejtoi klube nga më të mëdhenjtë e Europës.

Së fundmi 72-vjeçari ishte i ftuar në një emision radiofonik në Itali, ku u pyet se cili ishte futbollisti më i mirë që kishte trajnuar.

Përgjigja ishte e dyzuar. Kapelo ishte në dilemë midis Van Basten dhe Ronaldos, por në fund u duk sikur anoi më shumë nga holandezi, të cilin e trajnoi për katër sezone te Milani, në ndryshim nga Ronaldo me të cilin punoi në vetëm një sezon te Reali (2006/07).

“Është e vështirë të përmend një emër të vetëm. Ndoshta më i miri nga të gjithë lojtarët që kam trajnuar është Marko Van Basten, por dhe Ronaldo (braziliani). Van Basten ishte shumë i veçantë. Kur e kam trajnuar kishte shtuar ca kile, por përsëri kishte cilësi në këmbët e tij, driblonte mirë dhe kishte kualitete të tjera unike. Megjithatë, ka pasur dhe mbrojtës që i veçoj si Maldini dhe Baresi, të cilët s’do t’i harroj kurrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online