Hubçev: Pres një betejë, Kosova jashtëzakonisht e motivuar

Trajneri i kombëtares së Bullgarisë, Petar Hubçev, foli para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin takimit të nesërm. Trajneri i përfaqësueses ballkanase u shpreh se ndeshja e nesërme do të jetë shumë  e luftuar, ndërsa vlerësoi dhe momentin pozitiv që po kalojnë “dardanët” në aspektin psikologjik.

“Kosova është jashtëzakonisht e motivuar, por të tillë janë të gjithë kundërshtarët. Pres një betejë në fushë. Ne jemi të motivuar gjithashtu, kam një grup lojtarësh shumë serioz në stërvitje dhe shpresoj që do të triumfojmë në këtë sfidë të radhës”.

“Lojtarët e dinë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje, përqendrimi është maksimal. Me shumë mundësi do të bëj ndryshime të detyruara për shkak të lodhjes fizike, pasi dy ndeshjet tona janë zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër. Kam parë ndeshjen e Kosovës kundër Danimarkës, dhe vura re që ata kishin cilësi në të dyja fazat e lojës. Janë një skuadër e mirë me lojtarë cilësorë”, përfundoi trajneri  i Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online