Letra e lamtumirës së Gegës, trajneri i falënderon të gjithë

Skënder Gega nuk është më trajneri i Partizanit dhe pas reagimit të klubit të kuq në lidhje me këtë fakt, edhe vetë strategu 55-vjeçar ka thënë fjalët e tij. Në një letër të shkruar nga ai dhe të publikuar nga faqja zyrtare e klubit të Partizanit, Gega shkroi:

Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trainer, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.

Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës.

Dua të falenderoj:

Klubin Partizani,

Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës.

Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin.

Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësin që më dhuruan.

Tifozët e mrekullueshem të Partizanit për mbështetjen.

Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.

Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trajner suksese !

Me shume respekt, Skënder Gega

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online