Largimi i Gegës, reagon klubi i Partizanit

0

Lajmi më i bujshëm i ditës së sotme në futbollin shqiptar ishte padiskutim largimi i trajnerit Skënder Gega nga Partizani. Tekniku 55-vjeçar dhe drejtuesit e “Demave të Kuq” vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin. Për largimin e Gegës, skuadra e Partizanit shkroi në Facebook:

Klubi i Futbollit Partizani, 16 herë kampion i Shqipërisë, falenderon trajnerin Skënder Gega për punën e kryer gjatë sezonit të tij të parë në krye ekipit. Trajneri Gega, falë kontributit, punës, përkushtimit dhe disiplinës arriti të krijonte një grup triumfues duke fituar respektin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit. Klubi saktëson, se Gega ishte nën kontratë dhe për sezonin e ardhshëm, por për arsyet e tij personale ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën me klubin për të mos e vijuar punën e tij në drejtimin e ekipit.

Presidenti Gazment Demi, Drejtori Olsi Rama, si dhe stafi e lojtarët dëshirojnë të falënderojnë Skënder Gegën, i cili pas suksesit si lojtar, dha kontributin e tij që trofeu më prestigjioz futbollistik në Shqipëri të kthehej në shtëpi pas 26 vitesh. Klubi duke falënderuar dhe një herë trajnerin Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij, i uron njëkohësisht dhe suksese të mëtejshme në jetë dhe karrierë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.