Kutrone “kurbani” i parë, Milani bën gati blerjen rekord

Skuadra e Milanit nuk ka qenë shumë aktive në merkato. Megjithatë, periudha e transferimeve s’do të mbyllet pa një blerje “big” te skuadra nga Milani. Sipas “Sky Sports”, përfaqësuesit e klubit po negociojnë blerjen e argjentinasit të Atletiko Madrid, Angel Korrea.

Kartoni i sulmuesit shtatshkurtër vlerësohet në shumën e 55 milionë eurove nga drejtuesit e klubit spanjoll. Nëse transferimi mbyllet me kushtet e vendosura nga madrilenët, Korrea do të jetë blerja rekord e historisë së Milanit.

Për të mundësuar një transferimin të përmasave të tilla, Milanit i duhet të sakrifikojë një nga yjet e sulmit. Bëhet fjalë për të riun italian Patrik Kutrone. 21-vjeçari kërkohet me ngulm nga anglezët e Ulvërhempton. Një tjetër opsion është ai i shitjes së portugezit Andre Silva. Portugezi është në bisedime me Monakon dhe në ditët në vazhdim palët mund të gjejnë akordin përfundimtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *