Alaba në merkato, në Spanjë e duan me çdo kusht

E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” ka hapur faqen e parë të gazetës me lajmin për interesimin e Barcelonës për David Alabën. Drejtuesit katalanas duan të kenë një konkurrent të denjë për Zhordi Albën, i cili prej vitesh nuk njeh rivalë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Austriaku e ka thënë hapur se e intrigon fakti i të luajturit në një kampionat jashtë Gjermanisë. Megjithatë, transferimi i mëngjarashit s’do të jetë aq i lehtë pasi Alaba ka dhe dy vite të mbetura në kontratën me kampionët e Gjermanisë.

Një lojtar i kalibrit të 27-vjeçarit nuk mund të vijë pa 50 milionë euro, por në Barcelonë paratë nuk janë problem prej vitesh. Gjithsesi në fund përgjigja përfundimtare i takon drejtuesve të Bajernit, të cilët në rast të shitjes së mbrojtësit do duhet t’ia besojnë krahun e majtë francezit Lukas Hernandez, i cili është blerja rekord e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online