Kutinjo “lan duart” me Barçën, dy gjigantë në garë për të!

Sipas asaj që është raportuar nga spanjollja “Cadena Ser, mesfushori fantazist i Barcelonës, Filipe Kutinjo, ka dorëzuar një kërkesë për për t’u larguar nga gjigantët katalanas. Ish-mesfushori i Liverpulit nënshkroi për klubin spanjoll në janar 2018, por tashmë duket shumë i vendosur për t’u larguar

“Cadena Ser” raporton se PSG dhe Juventus janë skuadrat më të avantazhuar për firmën e brazilianit, ndërsa Çelsi do të ishte gjithashtu një opsion i mundshëm, nëse dënimi i merkatos së tyre hiqet.

Mançester Junajtid gjithashtu shihet si një destinacion i mundshëm për mesfushorin, por “Djajtë e Kuq” nuk e shohin të arsyeshme të shpenzojnë 100 milionë euro për një fantazist, pasi mbrojtja mbetet objektivi i tyre primar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *