Superiorja 18/19: Formacioni i sezonit, 5 kampionë dhe disa surpriza

Kampionati ka përfunduar dhe ky sezon ka qenë mjaft i luftuar. SportEkspres.com ka vendosur të përzgjedhë formacionin më të mirë të sezonit, të rreshtuar sipas modulit 3-4-1-2. Sigurisht që shumëkush nuk do të jetë dakord me ne, ashtu sikurse edhe ne jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë lojtarë që kanë spikatur këtë sezon, duke nisur nga Mala i Partizanit, Kallaku i Teutës, Selmani i Laçit, Uilliam Kordeiro i Kukësit, si dhe të tjerë. Gjithsesi më poshtë ju sjellim formacion më të mirë të sezonit 2018-2019.

PORTA – Ky sezon ka qenë i mirë për disa prej portierëve, me Alban Hoxhën që ndihmoi Partizanin të dilte kampion dhe është përzgjedhur për të mbrojtur katërkëndëshin. Gardiani është ai që ka pësuar më pak nga të gjithë kolegët, ndërkohë që edhe Gentian Selmani ka bërë një sezon mjaft të mirë. Penallti të pritura dhe ndërhyrje vendimtare, por është i ri dhe e ardhmja i përket atij.

MBROJTJA – Partizani ishte ekipi që pësoi më pak dhe Egzon Belica nuk mund të mungojë në formacionin më të mirë. Një lideri i heshtur, që provoi të mbante edhe shiritin e kapitenit. I saktë në ndërhyrjet e tij dhe me paraqitjet e tij ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit te Partizani.

Tefik Osmani te Teuta gjithashtu ka qenë një lider. Një sezon i mirë nga mbrojtësi, i cili në ndeshjen e parë që mungoi i bëri durrsakët të vuanin. Mbrojtja me tre kompletohet nga një tjetër kapiten dhe ai është Emiljano Çela i Kastriotit. “Agresiviteti” i trajnerit Devolli përçohet edhe nga mbrojtësi, i cili me egon e tij është munduar të drejtojë një repart mbrojtje që e kishte humbur besimin te mbijetesa.

MESFUSHA – Bruno Telushi ka qene vendimtar për Partizanin, duke shënuar shtatë gola që i kanë dhënë pikë vendimtare “demave” te kuq. Vlonjati, thjesht me praninë e tij në fushë ka qenë një mbështetje e madhe për shokët e skuadrës. Në qendër krah tij kemi përzgjedhur një zbulim të këtij sezoni, mesfushorin Julian Shehu te Kastriotit. Futbollisti, i cili kishte qenë pjesë e Shqipërisë U20, luajti sezonin e parë në Superiore dhe ka treguar vlera. 20-vjeçari ka treguar se di edhe të shënojë, duke realizuar tre herë.

Krahët e mesfushës plotësohen nga Jasir Asani dhe Lorenc Trashi. Ky i fundit është aktivizuar në mbrojtje, por më së shumti e kemi parë të marrë krahun dhe të jetë në ndihmë të shokëve të tij te Partizani. Sa i takon Asanit, ky ka qenë një sezon super për të. Tetë gola të shënuar, si asnjëherë më parë në karrierë. Gjithashtu edhe asistet kanë qenë të shumtë prej tij.

SULMI – Rexhinaldo, autor i 13 golave, vendimtar për Kukësin, ka treguar se di të shënojë. Sulmuesi nga Mozambiku është nga ata që punon shumë edhe për skuadrën, duke vrapuar dhe krijuar hapësira. Krah tij një brazilian, Roxher. Lojtari i Kastrioti ishte gjithashtu një surprizë, duke shënuar 10 gola. Në mbështetje të dyshes së sulmit kemi vendosur Edon Hasanin, një lider te Tirana. Shkodrani ka realizuar 12 gola dhe padyshim meriton të jetë mes 11 më të mirëve të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online