Mallkimi i Drake nuk ndalet, Joshua s’është “viktima” e vetme

Rreperi i njohur kanadez Drake ka filluar tw ketë njw reputacion qw ndjell ters pwr atletwt ose skuadrat me tw cilat bwn foto. Nw 12 muajt e fundit “pre” e fotove me Drake kanw rwnw shumw sportistë dhe skuadra tw ndryshme.

Rasti mw i freskwt wshtw ai i Anthony Joshua-s. Si pwr ironi tw fatit, boksieri anglez postoi njw foto me rreperin kanadez, ku vendosi mbishkrimin “gati pwr tw thyer mallkimin”, fatkeqësisht pwr Joshua-n nuk ishte e thënë.

Viktimat e mëparshme të Drake në këto muajt e fundit fillojnë me Connor McGregor, i cili u mund të duelin me rusin Khabib Nurmagomedov. Pak muaj më vonë e pëson një ndër skuadrat më të njohura të futbollit të universiteteve në Amerikë, që humb një finale disa orë pas një video me Drake.

Viktima e radhës është Pol Pogba. Menjëherë pas fotos së bërë në muajin mars, Manchester United fillon tatëpjetën duke humbur fillimisht me Wolverhampton, ndërsa deri në fund të sezonit regjistroi vetëm dy fitore.

Mbetemi te futbollistët që jetojnë në Premier League. Sulmuesi i Arsenal, Aubameyang, nuk mund të rrinte pa bërë një foto me Drake, fill pas këtij momenti Arsenali mposhtet në fundjavë nga Evertoni dhe humbet vendin e katërt, pozicion që s’do ta arrinin më deri në fund të sezonit.

Aguero është viktima e radhës. Vetëm një ditë para ndeshjes ccerekfinale të Champions League, sulmuesi argjentinas postoi në rrjete sociale foton e bërë në një koncert të Drake. Të nesërmen Manchester City mundet 1 – 0 dhe Augero humbet një penallti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online