Kupa e Ligës: Arsenali e Çelsi bëjnë detyrën, Lampard pritet si hero

0

Frenk Lampard është kthyer në shtëpi dhe pritja e tifozëve të tij, sepse në Londër nuk është kurrë një “ish”, ishte mbresëlënëse: koreografi madhështore dhe një parullë kuptimplotë: “Forever a blue, forever a legend”. Fotoja e tij e famshme e duart drejt qiellit, për të festuar një nga golat e shumtë. 13 vite të Çelsi, 211 gola, 3 tituj kampionë dhe një Champions League, ndër të tjera.

Këtë të mërkurë Lampard u kthye në Stamford Bridge, për herë të parë si kundërshtar, duke drejtuar Derbi Kauntin për një sfidë të vlefshme për Kupën e Ligës. Në fund fitoi Chelsea 3-2, me 2 autogola të Derbit dhe Fabregas që shënoi golin vendimtar por Lampard hyri në stadium si hero dhe u largua si i tillë.

ARSENAL-BLACKPOOL 2-1

33′ Lichtsteiner (A), 50′ Smith-Rowe (A), 66′ O’Connor (B)

Smith-Roui, vetëm 18 vjeç, një futbollist që vahzodn të vendosë rekorde. Pa debutuar ende në Premier Ligë, djaloshi i Arsenalit ka shënuar 2 gola. Arsenali mundi 2-1 Blekpulin modest, duke luajtur me 10 lojtarë për shumë minuta e duke vuajtur disi në fund, por kualifikimi u arrit dhe ky ishte synimi kryesor për Emeri. 

CHELSEA-DERBY  3-2

5′. aut. Tomori (C), 9′ Marriott (D), 21′ aut. Keogh (C), 27′ Waghorn (D), 41′ Fabregas (C)

Derbi eliminoi Mançester Junajtid në turin e shkuar dhe nuk ka frikë askënd, por dy autogola ishin shumë për të realizuar mrekullinë ndaj Çelsit, që vazhdon rrugëtimin në Kupën e Ligës.

WEST HAM-TOTTENHAM 1-3

16′ e 54′ Son (T), 71′ Lucas Perez (W), 80′ Llorente (T)

Spurs nuk falin në derbi dhe reagojnë pas humbjes së fundit në kampionat. Super ndeshje nga Son, me në fund i zhbllokuar këtë kampionat.

MIDDLESBROUGH-CRYSTAL PALACE 1-0

45′ Wing

“Boro” është ekipi i vetëm i Championship ende në garë në Kupën e Ligës. Ljuis King heroi me fitoren kundër Kristal Palas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.