Gatuzo nuk feston, por ka komplimente për lojtarin më të kritikuar

Me vuajtje, por edhe fat, Milani ka mundur edhe Xhenoan dhe brenda tre ditësh ka marrë 6 pikë kundër skuadrave gjenoveze dhe është ngjitur në vendin e katërt në renditje.

Suksesi në ndjekjen e prapambetur ka ardhur në shtesë, me një magji të Romanjolit, por trajneri Xhenaro Gatuzo nuk është aspak i kënaqur dhe nuk e sheh renditjen.

“Nuk u treguam të zotë pas avantazhit tonë, bëmë gabime të shumta. Gjithsesi, ishte një ndeshje e mirë, duke parë problemet që kemi pasur ditët e fundit”.

Vendi i katërt: “Tani duhet ta ruajmë, sepse nuk kemi bërë ende asgjë. Duhet të luajmë si skuadër, gjë që nuk e bëjmë gjithnjë. Jam i kënaqur me rezultatin, jo me lojën”.

Për Gatuzon më në fund pak qetësi: “U ndodh të gjithëve, nuk jemi skuadër perfekte dhe kemi ende shumë difekte. Edhe sot pësuam një gol të pabesueshëm, por i bëj komplimente Donarumës: flitet shumë për të kur gabon, por sot duhet ta falënderojmë, sepse na shpëtoi në disa raste”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online