Dëmtime në masë te Kukësi, Tigruxha tregon problemin e madh

Te Kukësi ka problem par ndeshjes me Flamurtarin. Drejtuesit kanë dërguar mesfushorin Arbër Çyrbja tek ekipi B, ndërkohë që mbrojtësi Ylli Shameti që në ndeshjen me Laçin pati një dëmtim në gju. Por ka edhe futbollistë të tjerë që shqetësojnë trajnerin Armando Cungu.

Mesfushori Irakli Dzaria, mbrojtësi Edis Maliki dhe sulmuesi Haris Harba janë stërvitur të veçuar. Në vazhdimësi do të shihet gjendja e tyre dhe do të mësohet nëse do të jenë gati për ndeshjen me vlonjatët të premten në Kamzë.

SHAFIK TIGRUXHA – Mesfushori është një nga shumë lojtarët e afruar në merkaton e kësaj vere. Së fundmi ai ka folur për paraqitjet e skuadrës së Kukësit dhe vë në dukje faktin që ekipin në pjesën e parë nuk luan ashtu siç duhet.

“Problemi në këtë moment nuk po luajmë njëlloj në të dyja pjesët. Me Kastriotin dhe Laçin kemi bërë mirë në pjesët e para. Folëm me njëri-tjetrin dhe reaguam në pjesën e dytë. Duhet të jemi mirë gjithë lojën”, thotë mes të tjerash në “RTSH Sport” Tigruxha.

Më tej ai thekson se kundër Flamurtarit synojnë fitoren, ashtu si në çdo ndeshje. “Objektivi është të fitojmë çdo ndeshje. Humbën ndeshjen e parë me Flamurtarin, por. Vijmë nga dy fitore radhazi dhe nuk duam të ndalemi”, përfundoi mesfushori i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online