“Kthim në Itali? Jo, faleminderit!”

Prej disa javësh qarkullojnë lajme për një rikthim të Mauricio Sarrit në Itali. Mediet italiane kane folur për një interesim të Romës dhe Milanit, por mesa duket të gjitha këto kanë qenë thjesht aludime të pabaza.

Në një dalje për shtyp, tekniku i Çelsit ka sqaruar para gazetarëve se i pëlqen shumë të qëndrojë në Angli. Ndër të tjera Sarri mendon se pavarësisht mungesës së trofe, ai ka bërë një punë të mirë duke përmirësuar skuadrën londineze.

“Dua të qëndroj këtu. Më pëlqen shumë futbolli anglez, atmosfera që kanë stadiumet këtu. Prandaj, nëse do ishte në dorën time do të pëlqeja që të qëndroja. Nuk kam ndërmend të ndryshoj mentalitet, duhet të synojmë që të jemi më të mirët gjithmonë. Ky është objektivi i  një trajneri, që të rrisë nivelin e skuadrës, jo të gjithë fitojnë trofe. Mendoj se të gjithë lojtarët e mi janë përmirësuar shumë, sidomos të rinjtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online