24 milionë paundë për një gol, dështimi më i madh i Murinjos kërkon largimin

Aventura e Aleksis Sançez tek Mançester Junajtid është pranë fundit. Sipas “La Tercera”, kilieni i ka kërkuar agjentit të tij të shohë për një ekip të ri, pasi ai dëshiron t’i lërë “Djajtë” në fund të sezonit. Sançez falë formës së tij të dobët nuk ka arritur të sigurojë minuta, ku regjistron vetëm 9 ndeshje në formacionin e parë dhe vetëm një gol të shënuar. 30-vjeçari nuk arriti kurrë të jetë vetvetja në “Old Traford”.

Aleksis Sançez ka rezultuar një dështim i madh për Junajtid, që duke llogaritur 500 mijë paundët që merr në javë krijhet një ndjenjë jo e mirë për drejtuesit. Kilieni me ardhjen e tij nga Arsenali, u shndërrua ne futbollistin më të paguar në Premier Ligë. Megjithatë ai kurrë nuk i justifikoi paratë e marra dhe tani do të largohet. Atij do i duhet ta gjejë vetë një ekip, pasi për të akoma nuk kanë ardhur oferta në adresë të Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online