Klop: S’ia kam idenë çdo bëjë Guardiola, Siti ka një avantazh

0

Jyrgen Klop ka folur para gazetarëve në prag të finales së “Community Shield” që zhvillohet në mënyrë të përvitshme në Angli. Kampionët e Europës do të kenë përballë rivalët e Mançester Sitit. Tekniku gjerman u shpreh se skuadra e Guardiolës ka zhvilluar një fazë përgatitore më të mirë se ekipi që ai drejton.

 “Siti ndodhet në një situatë të ngjashme me ne. Edhe ata patën shumë lojtarë që nuk morën pjesë në fazën përgatitore. Aguero dhe disa prej lojtarëve brazilianë u janë kthyer këto ditë, por kam dëgjuar që s’do kenë Fernandinjon. Mendoj se zhvilluan një fazë përgatitore më të mirë se ne. Kam parë ndeshjet e tyre dhe kanë luajtur mirë”.

“Nuk ja kam idenë se çfarë formacioni do zgjedhë Guardiola. Mendoj se dhe ai nuk ia ka idenë se cilët lojtarë do përzgjedh unë. Ata kanë shumë zgjedhje dhe kjo ma bën shumë të vështirë. Fillimi i sezonit është përherë i tillë”, tha Klop.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.