Zhoao Feliks është një ndër lojtarët më të kërkuar këtë merkato, me 19-vjeçarin që ka mahnitur me paraqitjet e tij me Benfikën. Së fundmi, talenti është i angazhuar me Kombëtaren e Portugalisë, ku një natë më parë siguroi kualifikimin për në finalen e “Nations League”.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Zvicrës, e cila u fitua 3-1, ishte vetë Zhoao Feliks, i cili foli mbi të ardhmen e tij dhe qartësoi gjithçka. “Për momentin jam i fokusuar në Kombëtare dhe në ‘Nations League’. Kur ky kompeticion të mbarojë, atëherë do të flas mbi zgjedhjen time”.
![](https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/01/Zhoao-Feliks-Benfika.jpg)
Zhoao Feliks kërkohet nga Mançester Siti, Mançester Junajtid si dhe Juventusi. Klauzola e lirimit nga Benfika është plot 120 milionë euro, me të tre këto klube që janë të gatshëm ta paguajnë.