Kukësi njeh vetëm largime, zyrtarizohet lëvizja e radhës

Maurice Gomis ishte largimi i parë zyrtar nga Kukësi, ndërkohë që sot ja ardhur njoftimi edhe për mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Irakli Dzaria. Gjeorgjianit i përfundoi kontrata dhe një ditë më parë u përshëndet me shokët e skuadrës.

Njoftim i Kukësit – “F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Irakli Dzaria. Mesfushori, i ardhur te skuadra sezonin e kaluar, regjistron 6 gola në 59 ndeshje zyrtare të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

Klubi falënderon nderon gjeorgjianin për kuntributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, shkruan klubi i Kukësit në faqen zyrtare në Facebook.

Nga Kukësi është larguar edhe sulmuesi Rexhinaldo, një nga protagonistët kryesorë të skuadrës në sezonin që sapo u mbyll. Gjithashtu edhe Uilliam Kordeiro nuk do të qëndrojë te Kukësi. Arbër Çyrbja nga ana tjetër ka kërkuar largimin dhe me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do e shohim në skuadër tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online