Lajm i madh për Kukësin, Gjici jep njoftimin e rëndësishëm për stadiumin e ri!

Kukësi merr një lajm të madh, teksa së fundmi duket se do të nisin punimet për stadiumin e ri. Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i klubit, Safet Gjici. Ky i fundit ka qenë i pranishëm së bashku me presidentin e firmës kontraktore dhe ka deklaruar se puna do të nisë brenda dy-tre ditëve.

“Pas festës së Bajramit besoj se është urim i dyfishtë për kuksianët tani që do të nisi dhe stadiumi. Besoj këto dy-tre ditë do të vijnë makinat e rënda për të nisur prishja dhe më pas për të ecur me zbatimin e projektit. Firma do të punojë me orë të zgjatura dhe me grupe të shumta që stadiumi të mbyllet sa më shpejt dhe ekipi i Kukësit të kthehet në shtëpinë e tij.

Kërkojmë një stadium me standarte europiane për të plotësuar të gjithë kriteret e UEFA-s. Projekti është i standarteve europiane dhe shumë shpejt do të kemi një stadium brenda të gjitha parametrave.”

Gjithashtu pas Gjicit, foli edhe presidenti i firmës kontraktore, i cili tha se do të punohet me ritme të larta dhe se afati i punimeve është 18 muaj, por firma do të mundohet që puna të përfundojnë edhe më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online