Ka shpenzuar 500 milionë euro, Tuhel: Nuk më zë gjumi pa marrë dhe një lojtar

Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel mori drejtimin e kampionëve të Francës në fillim të sezonit, duke mposhtur kandidaturat e shumë trajnerëve të njohur. Me ardhjen e Tuhel, në Paris erdhën dhe Nejmar e Mbape, që së bashku kushtuan mbi 400 milionë euro.

Gjithsesi, Tuhel u shpreh sot se nuk është ende i kënaqur dhe nuk e zë gjumi nëse bordi drejtues nuk i merr dhe disa lojtarë të tjerë. Në fjalën e tij, trajneri gjerman u shpreh:

“Jam i shqetësuar, nuk më zë gjumi! Bordi më ka premtuar se do të ndërhyjnë në merkato dhe do të marrin të paktën një futbollist, por deri sa kjo gjë të konkretizohet, unë jam shumë i shqetësuar”,- tha Tuhel, që tashmë do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e Rabiot, që duket i larguar.

Nejmar dhe Mbape, që së bashku kanë kushtuar më shumë se 400 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online