Halimi dhuron spektakël në parket, driblim dhe finalizim fantastik
Besar Halimi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës së Brondbit në Danimarkë. Mesfushori me tipare sulmuese njihet për elegancën e tij me topin dhe aftësitë e tij di të tregojë edhe në parket.
Në Danimarkë u zhvillua një turne miqësor midis skuadrave të moshave dhe në mënyrë simbolike morën pjesë dhe disa lojtarë të ekipeve të para. Një ndër to ishte dhe Besar Halimi.
Fantazisti e pati të lehtë të tregonte cilësitë e tij në driblim, teksa shënoi një gol fantastik. Sigurisht niveli i kundërshtarëve ia bëri shumë të thjeshtë, megjithatë goli fantastik i Halimit nuk duhet humbur.