Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel mori drejtimin e kampionëve të Francës në fillim të sezonit, duke mposhtur kandidaturat e shumë trajnerëve të njohur. Me ardhjen e Tuhel, në Paris erdhën dhe Nejmar e Mbape, që së bashku kushtuan mbi 400 milionë euro.
Gjithsesi, Tuhel u shpreh sot se nuk është ende i kënaqur dhe nuk e zë gjumi nëse bordi drejtues nuk i merr dhe disa lojtarë të tjerë. Në fjalën e tij, trajneri gjerman u shpreh:
“Jam i shqetësuar, nuk më zë gjumi! Bordi më ka premtuar se do të ndërhyjnë në merkato dhe do të marrin të paktën një futbollist, por deri sa kjo gjë të konkretizohet, unë jam shumë i shqetësuar”,- tha Tuhel, që tashmë do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e Rabiot, që duket i larguar.