Jo vetëm Higuain, Sarri do dhe italianin e Çelsit te Juve

Mauricio Sarri te Juventus duket të jetë vetëm çështje ditësh, me trajnerin italian që me shumë gjasa do të marrë vendin e lënë bosh nga Alegri. Tekniku aktual i Çelsit do të mbajë te Juventusi Gonzalo Higuainin, të cilit i ka mbaruar huazimi dhe do të rikthehet te “Zonja”.

Po përveç sulmuesit argjentinas, Sarri kërkon t’iu rrëmbejë Bluve të Londrës dhe italianin Emerson Palmieri. Ky i fundit ka bërë mirë nën urdhrat e Sarrit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Aleks Sandros, i cili me shumë gjasa do të largohet.

Emerson ka vuajtur rivalitetin e fortë të Markos Alonsos te Çelsi dhe mund të zgjedhë Juventusin për të vazhduar karrierën, nëse i ofrohet një vend titullari. Lojtari i cili do të vuante më së shumti një largim të Sarrit nga Çelsi është Zhorzhinjo, i cili vetëm verën e shkuar iu bashkua Bluve të Londrës nga Napoli si dëshira më e madhe e Sarrit. Pritet të ketë shumë lëvizje mes Çelsit dhe Juventusit këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online