Interi lëviz, akord paraprak me dy futbollistë për 70 mln euro

Duke parë ardhjen e Kontes te Interi, skuadra zikaltër ka nisur punën që t’i plotësojë kërkesat trajnerit të ri. Sipas mediave italiane, dëshira e madhe e Kontes është mesfushori i talentuar, Nikolo Barela. Futbollisti i Kaljarit ka bërë një sezon shumë të mirë, duke tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha.

Interi ka nisur menjëherë punën për të bindur skuadrën e Kaljarit, teksa drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota, ka takuar presidentin e Kaljarit, Tomasi Guilini. Gjithashtu, flitet se klubet kanë rënë dakord për një shumë që kap 45 milionë eurot.

I njëjti burim, deklaron se përveç Barelës, Interi ka arritur një akord paraprak dhe me yllin e PSV-së, Stiven Bergujin. Për holandezin, do të paguhen plot 25 milionë euro.

Nikolo Barela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online