Ideja e fundit shokon tifozët, një lacial për stolin e Romës?

Antonio Konte dhe Xhan Piero Gasperini refuzuan stolin e Romës, por verdhekuqtë nuk dorëzohen. Ideja e fundit që po qarkullon në Trigoria ka ndarë tifozët në dysh. Emri i preferuar dhe kandidati momental quhet Sinisa Mihajloviç.

50-vjeçari është sugjerimi dhe dëshira e madhe e Petrakit, drejtorit sportiv të Romës. Të dy kanë punuar bashkë te Torino. Problem mbetet e kaluara e trajnerit dhe reagimi i tifozëve. Serbi është ndër të paktët futbollistë, të cilët janë aktivizuar me dy ekipet e kryeqytetit italian.

Mihajloviç luajti dy sezone me verdhekuqtë, ndërsa gjashtë të tjera i kaloi si lacial, duke u bërë edhe një nga të preferuarit e tifozërisë bardhekaltër. Diçka e tillë nuk mund të kapërdihet lehtë nga ultrasit e Romës. Vetë trajneri, i cili shpëtoi Bolonjën nga kategoria, ka shprehur gatishmërinë e tij për të negociuar me klubin e Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online