I shumëkërkuari Milinkoviç-Saviç, skuadra angleze në “pole position”

Lacio mund të humbasë një nga yjet e saj, edhe pse drejtuesit kanë shprehur dëshirën që mund ta mbajnë në ekip, vështirë se do të refuzonin një ofertë mbi 100 milion eurosh. Për serbin ka pasur shumë interesi kohët e fundit, por mësohet se skuadra e Mançester Junajtit është në krye të listës për të siguruar shërbimet e lojtarit në fjalë.

“Djajtë e kuq” mund të shesin Pol Pogban dhe në të tilla kushte do të kishin ën dorë një shifër prej 100 milion eurosh të gatshme për ta shpenzuar për afrimin e Milinkoviç-Saviç. Pas tyre menjëherë është Real Madrid që po mendon të marrë masa për një largim të mundshëm të Modriç, pasi edhe Kovaçic ka marrë udhën drejt Anglisë.

Në prapaskenë është Juventus që do një tjetër lëvizje të madhe, por dhe “Zonja e Vjetër” është e kushtëzuar, pasi së pari duhet të shesë Pjaniç, për të mos tejkaluar bilancet financiare. Duket shumë e vështirë që Lacio të mbajë lojtarin, por kaq shumë oferta i bëjnë drejtuesit të fërkojnë duart se mund të arkëtojnë një shifër shumë të majme. Kujtojmë që skuadra nga kryeqyteti do minimalisht 120 milion euro për Milinkoviç-Saviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online