Miliarderi amerikan bëhet pronari i vetëm i Arsenalit, tifozët në revoltë

Tani e tutje Arsenali nuk është më i tifozëve, por i një personi të vetëm, i cili mund të bëjë ç’të dojë pa pyetur askënd dhe ndërkohë është një “peshkaqen” që kujdeset vetëm për paratë jo për futbollin. Kjo është akuza dhe frika e madhe e tifozëve të Arsenalit, pas publikimit të një lajmi të bujshëm sot: Sten Kronke po blen edhe 30:
% të aksioneve që ka Alisher Usmanov, aksionari i minorenes.

Sten Kronke, pronari i Denver Naxhets në Kampionatin Amerikan të Basketbollit, NBA, tashmë kërkon të bëhet presidenti i vetëm i Arsenalit. Miliarderi amerikan, i cili zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të “topçinjve” (67 për qind), ka arritur marrëveshjen me Usmanov dhe tashmë bëhet pronari i vetëm i klubit, sepse nuk do të kenë më vlerë aksionet që zotërojnë tifozët, të cilët do të detyrohen t’ia shesin Kronkes.

Kronk është pjesë e pronarëve të Arsenalit prej vitit 2011. Tashmë, nëpërmjet kompanisë së tij, KSE, Kronk dëshiron ta zotërojë plotësisht ekipin londinez. Për këtë arsye, ai i ka ofruar bashkëpunëtorit të tij, Usmanov plot 672 milionë euro për 1/3-ën e aksioneve të klubit, që tani do vlejë mbi 2 miliardë euro. Nga ana e tij, biznesmeni nga Uzbekistani është shprehur i gatshëm të shesë aksionet e tij, për shkak se dështoi në tentativat për ta blerë vetë klubin.

Lajmi për këtë lëvizje u njoftua nga Bursa e Londrës, menjëherë prej hapjes në mëngjesin e së martës. “Synimet e KSE janë ta shohë klubin gjithmonë në garën për të fituar titullin në Premier Ligën angleze dhe të jetë pretendent në Champions League, përkrah trofeve më të rëndësishëm në futbollin e femrave dhe në nivel moshash, shkruhej në lajmërimin e kompanisë së miliarderit amerikan.

Sten Kronk ka ndërtuar një “Perandori” sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai zotëron klubin e hokejit Kolorado Avalansh, klubin e basketbollit Denver Naxhets, klubin e futbollit Kolorado Rapids ku luan kuqeziu Shkëlzen Gashi dhe klubin e futbollit amerikan, Los Anxheles Rems.

Lajmi se Kronke po bëhet pronar i vetëm i Arsenalit ka tërbuar tifozët e Topçinjve anembanë, sepse është e qartë që tashmë Kronke mund të menaxhojë klubin i vetëm, pa bord drejtues e pa asnjë oponencë, qoftë edhe nga tifozët. Shqetësim madhor për tifozët përbën edhe fakti që blerja e klubit është financuar me një hua të frikshme prej 557 milionë sterlinash nga Deutsche Bank, ndërsa flitet se administratori i deleguar Gazidis po shkon te Milani pikërisht se e sheh veten jashtë loje tek Arsenali i Kronkes, aty ku vendin e tij pritet ta marrë i biri i miliarderit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online