Mërgjyshi flet si “laçian”: si pranoi ofertën, merkato dhe… Uzuni

Artan Mërgjyshi është trajneri i ri i Laçit. Presidenti Pashk Laska e ka dashur edhe më parë si trajner në ekip, por asokohe tekniku kryeqytetas ishte nën kontratë me Apoloninë. Sot palët janë takuar dhe kanë arritur marrëveshjen. Mërgjyshi ishte shkëputur disi nga futbolli i të rriturve dhe prej disa kohësh drejtonte Internacional U19.

Tani i rikthehet Superiores. Për “Sport Ekspres”, ai tregon arsyet se pse e pranoi ofertën e Laçit, flet për merkaton, punën që e pret përpara, por edhe për të rinjtë. Gjithashtu në fokus janë edhe Uzuni e Lushkja, të cilët kanë punuar në të shkuarën me Mërgjyshin.

PRANIMI I SFIDËS – “Falënderoj presidentin Pashk Laska që më dha këtë mundësi. Laçi është një skuadër që vitet e fundit ka bërë mirë, është një ekip i ndërtuar mbi bazën e lojtarëve që punojnë fort, jo me shumë emra, ashtu sikurse më pëlqen edhe mua. Duke parë objektivat që ka, faktin që ka një president që i rri afër ekipit dhe për shumë arsye të tjera, vendosa ta pranoj ofertën. Edhe në të shkuarën kemi pasur kontakte, por nuk u finalizua marrëveshja, pasi edhe unë kam qenë i angazhuar në tjetër ekip. Më erdhi sërish mundësia dhe tani do të jem në krye të Laçit. Shpresojmë të bëjmë mirë”.

KOHA NË DISFAVOR – “Pavarësisht se kam qenë pushim, i kam ndjekur ndeshjet nga televizioni. Laçi gjatë kësaj kohe ka qenë në aktivitet në kupat e Europës dhe është i përgatitur në aspektin fizik. Sot do zhvilloj seancën e parë stërvitore dhe normalisht do kërkoj informacion edhe nga bashkëpunëtorët e mi. Një pjesë të lojtarëve aty i njoh. Uzunin kam qenë unë ai që e kam marrë nga Tomori tek Apolonia, ndërkohë që edhe Lushkjen e kam angazhuar te Besa. Janë lojtarë që janë rritur falë punës së tyre, por edhe të Laçit”.

MERKATO – “Kam folur me presidentin dhe po punohet për t’u përforcuar ekipi. Nuk është se kemi emra konkretë, fillimisht më duhet ta shoh ekipin nga afër dhe më pas të përcaktojmë dhe se çfarë na duhet. Merkato ende nuk është mbyllur dhe deri në fund do punohet që të përforcohet skuadra në funksion të arritjes së objektivave sezonalë”. /VLADIMIR PRENGA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online