Hazard kapet mat, fotoja që zbulon të ardhmen e belgut!

0

Eden Hazard është padyshim emri më i përfolur i momentit, me belgun që pritet të transferohet drejt Realit të Madridit. Pavarësisht deklaratave të tij se do të largohet nga Çelsi, këta të fundit ende nuk janë dorëzuar.

Gjithsesi, së fundmi zërat për transferimin në Madrid konfirmohen edhe më shumë, teksa Hazard është fotografuar duke firmosur dhe duke pozuar me një fanellë të Realit. “Daily Mirror” e ka zbuluar diçka të tillë, me foton që ka bërë xhiron e Botës.

Hazard ndodhet në Spanjë momentalisht, teksa ka zgjedhur Marbelën për të kaluar disa pushime pas një sezoni të lodhshëm, të cilin e kurorëzoi me fitimin e Europa League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.