Guardiola nuk e do, tri klube “big” në sulm për lojtarin i Sitit

Nikolas Otamnedi nuk e ka vendin të sigurt në “Etihad Stadium”. Mbrojtësi argjentinas nuk ka fituar simpatinë e Guardiolës këtë sezon. Xhon Stons dhe Aimerik Laport janë dyshja më e përdorur e tij dhe pritet të jetë kështu edhe sezonin e ardhshëm. 31-vjeçari ka startuar vetëm 14 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon. Kjo situatë e çon argjentinasin drejt largimit në një klub, i cili ka nevojë për të.
Sipas medieve angleze, PSG ka shfaqur interes konkret për Otamendin. Francezët nuk i bind Kimpembe dhe kërkojnë të gjejnë dikë me eksperiencë. Juventus dhe Atletiko e Madridit janë dy klubet e tjera në vëzhgim të situatës së qendërmbojtësit. “Zonja” është në kërkim të një qendërmbrojtësi relativisht të ri dhe që ofron për të ardhmen. Megjithatë, në mungesë të kësaj mundësie, Otamendi do të ishte një blerje mjaft e goditur.

Atletiko është e çmontuar në mbrojtje dhe është e dëshpëruar ta ringrejë këtë repart. Gimenez i duhet një partner i denjë dhe mbrojtësi albiçelest do të ishte një zgjidhje afër perfektes, duke parë tregun. Vlera e tij në merkato është rreth 35 milionë euro. Siti nuk e ka me ngut, kështu që tre klubet që e kërkojnë duhet të mbushin xhepat mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online