Zyrtare: Bum largimesh nga Teuta, ikin edhe dy

Erlis Frashëri dhe Latif Amadu ishin largimet e para nga Teuta, ndërkohë që ditën e sotme klubi durrsak ka bërë me dije edhe dy lëvizjet e radhës. Qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj dhe anësori Seku Kamara nuk do të jenë në vazhdim pjesë e “Djemve të Detit”.

Gjithçka është zyrtarë, teksa klubi i Teutës njofton si më poshtë: “Zyrtare: Ditmar Bicaj largohet nga Teutën. Klubi njofton se nga sot mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutës. KF Teuta falënderon Ditmar Bicajn për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt Europës dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Ju njoftojmë se Klubi i Futbollit Teuta ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me mesfushorin Seoku Camara. Ne e falënderojmë Camaran për paraqitjet e tij sa ishte pjesë e klubit tonë”. Teuta pritet që së shpejti të njoftojë edhe afrimet e para, teksa sikurse kemi raportuar më parë, mbrojtësi Rustem Hoxha ka arritur akordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online