Gjithmonë e më pak oferta, dilemat për Hysajn vazhdojnë

Është bërë e qartë prej disa muajsh që e ardhmja e Elseid Hysajt nuk do të jetë më në klubin e Napolit. Mbrojtësi shkodran ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur të viteve muajve të fundit në lajmet e merkatos, por me kalimin e javëve lajmet për të janë pakësuar ashtu si dhe klubet që e kërkojnë.

Nëse bëjmë një analizë të shkurtër mbi ato skuadra që janë përmendur në medie si të interesuara për lojtarin do vëmë re se pjesa më e madhe e tyre kanë transferuar një mbrojtës të djathtë. Ndoshta 25-vjeçarit do i duhet të bëjë një hap mbrapa që më pas të bëjë dy hapa para.

MANÇESTER JUNAJTID – “Gjigandët” gjermanë janë përmendur jo pak herë nga mediet italiane dhe angleze. Megjithatë, kjo pistë është mbyllur njëherë e përgjithmonë, pasi “djajtë e kuq”  ia besuan rolin e mbrojtësit të djathtë të riut anglez Eron Uan-Bisaka, i cili u transferua në Mançester për 50 milionë euro.

INTER – Skuadra nga Milano filloi të përmendej si një palë e interesuar për mbrojtësin shqiptar, por në fund drejtori Marota dhe trajneri Konte vendosën të investonin 20 milionë euro për të riun austriak Valentin Lazaro.

ATLETIKO MADRID – Gjatë ditëve të fundit dukej se interesi i spanjollëve ishte më konkreti. Situata ndryshoi krejtësisht ditën e djeshme, ku mediet angleze njoftuan se madrilenët kanë gjetur akordin për kartoni e mbrojtësit të Totenhem Kieran Tripër.

ÇELSI –  Largimi i Mauricio Sarrit drejt Londrës një vit më parë bëri që të përflitej për një kalim të Hysajt në Angli. Një vitë më vonë situata ka ndryshuar, Sarri ndodhet në Torini te Juventusi, ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo merkato e Çelsit është pezulluar nga FIFA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online