Filmi dhe ushqimi i preferuar, Klop u përgjigjet pyetjeve të tifozëve

0

Jyrgen Klop i është përgjigjur pyetjeve që njerëzit anembanë botës kërkojnë për të në “Google”. Në një intervistë për emisionin “SoccerAM”, tekniku gjerman ka zbuluar se çfarë kërkojnë tifozët e njerëzit e ndryshëm në internet në lidhje me figurën e tij. Gjatë intervistës nuk mungojnë batutat e shumta, diçka kjo e pritshme nga një personazh karizmatik si trajneri i “The Reds”.

Ku ka lindur Jyrgen Klop?

Kam lindur në një fshat të vogël të quajtur Glaten në veri të Pyllit të Zi. Kur linda unë qyteti kishte 1200 banorë. Kam kaluar një fëmijëri të mrekullueshme. Rinia ishte disi e mërzitshme, por fëmijëria ishte brilante”.

A është Jyrgen Klop i zemëruar ?

Shumë rrallë. Nuk më ndodh shpesh, megjithëse e di që dukem sikur jam shpesh i zemëruar gjatë ndeshjeve. Nuk më zgjat shumë. Fëtyra ime duket e tillë dhe kjo i ngatërron njerëzit.

Sa gjuhë flet Jyrgen Klop ?

Mund të flas dy gjuhë e gjysmë. Flas rrjedhshëm gjermanisht e anglisht, ndërsa mund të kuptoj frëngjisht ose të bëj biseda të thjeshta, siç kam bërë këtë vit me Nabi Keita, i cili në fillim nuk dinte mirë anglisht. Megjithatë jam shumë i zoti përsa i përket dialekteve gjermane. Do doja të flisja më shumë gjuhë, por nuk kam kohë. Dejan Lovren flet shumë gjuhë. Ai flet rrjedhshëm kroacisht, anglisht, gjermanisht, di dhe pak spanjisht e portugalisht. E shikoj në stërvitje i ndërron gjuhën shpesh në varësi të personit me të cilin po flet.

Cili është ushqimi i preferuar i Jyrgen Klop?

Kesshpecle! Është një gatim lokal në Gjermani, Austri dhe Zvicër. “Kese” në gjermanisht i thonë djathit,  ndërsa Shpecle është një lloj paste e trashë. Mamaja ime e gatuante shumë mirë. Në moshën 19-vjeçare fillova të moj jetoj më me prindërit dhe sa herë rikthehesha mamaja ime  ma përgatiste gjithmonë.

Kesshpecle

Kush do ta aktor do ta luante Jyrgen Klopin në një film?

Do preferoja Bred Pitin. Është më i pashëm se unë, por në filma gjithmonë zbukurohen njerëzit. Do të doja ta takoja një ditë. Gruaja ime e pëlqen shumë gjithashtu. Gjithsesi shpresoj që mos të ketë kurrë një film.

A luan Jyrgen Klop “Fortnite” ?

Jo kurrë. Nuk më pëlqejnë këto lojëra. Brezi im luante tenis në “atari”. Nuk ishte diçka shumë interesante, nuk e luaje dot për shumë kohë. Djemtë e mi kur ishin të vegjël luanin “Mario Cart”.

A përdor Jyrgen Klop rrjete sociale?

Jo! E di që ka disa llogari nën emrin tim, por ata nuk janë të mijat. Nuk e kam kuptuar kurrë se përse njerëzit postojnë foto të mëngjesit të tyre ose gjëra të tilla. Unë nuk jam i interesuar për jetën private të njerëzëve të tjerë dhe njerëzit s’duhet të interesohen për jetën private time.

Çfarë makine nget Jyrgen Klop?

Opel Insignia me motor nafte. Kam nënshkruar një marrëveshje me Opelin. Është një makinë shumë e lezetshme. Në Angli njihet me emrin “Vauxhall”.

Opel Insignia

Cili është filmi i preferuar i Jyrgen Klop?

“Forrest Gump” ! Pa asnjë pikë dyshimi. Është histori, është art, nuk e di çfarë të them. Tom Hanks në më të mirën e tij. Mu deshën 10 vite që të mos ta mendoja për të vetëm si Forrest Gump derisa e pashë në një film tjetër. Filma të tjerë të preferuar janë seritë e Rokit. Kur doli për herë të parë “Rocky” në vitet 80-të të gjithë ishim duke menduar për gjëra të mëdha në jetë, por nuk ishin dhe aq të aftë. Më pas doli “Rocky” që ishte një person me aftësi ose fillim të mirë, por më pas gjithçka ecën mirë për të. I dha një brezi të tërë shpresmë pas gjithçka ecën mirë për të. I dha një brezi të tërë shpresë. Pra Forrest Gump është numër 1 më pas “Rocky”, por edhe filma të tjerë aksion si “Bourne Identity” ose seritë e “James Bond”, madje kam takuar njërin prej aktorëve, Daniel Craig, i cili është tifoz i Liverpulit.

Si e ka transformuar Jyrgen Klop Liverpulin?

Njerëzit e kërkojnë këtë në “Google”?! Do doja të shikoja përgjigjet, do ishte interesante (qesh). Nuk e di, erdha këtu dhe gjeta një “gjigant të fjetur”. Gjendja në klub ishte mirë, por jo në më të mirën, diçka normale pasi diçka kishte çuar keq më përpara. Në fillim nuk ndryshova shumë gjëra, mësova shumë mbi klubin në atë periudhë. Më pas ndryshuam hap pas hapi. Ndryshimi më i madh për mendimin tim është atmosfera në qendrën stërvitore, të gjithë e dashurojmë të shkojmë aty. Jemi të gjithë shumë të afërt, dimë gjithçka për njeri-tjetrin. Kjo na bën që të futemi në fushë e të mos luftojmë vetëm për veten tonë, por edhe për familjet tona e tifozët. Kjo është baza. Pjesa tjetër ka të bëjë me futbollin. Të gjithë e dinë që unë nuk jam gjeni. Sa më shumë lojtarë të mirë të marrin, aq futboll më të mirë mund të luajmë. E pëlqejmë shumë situatën ku ndodhemi tani. Asgjë nuk ka mbaruar, jemi në rrugën e duhur dhe kemi shumë përpara vetes.

 

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.