Emeri gjen pasuesin e Ramsejt, emër surprizë nga Spanja

Aron Ramsej do të jetë një lojtar i Juventusit duke nisur nga sezoni i ardhshëm, me Arsenalin që humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Uellsiani aktivizohej prej gati një dekade në “Emirates Stadium” dhe tani “topçinjtë” do të kenë një punë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Unai Emeri i ka nisur kërkimet dhe objektivi i tij raportohet të jetë Xhoan Xhordan. Mesfushori, i cili aktivizohet me Eibarin në La Liga, duket se është një ndër të preferuarit e Emeris dhe pritet që Arsenali të bëjë një ofertë në drejtim të klubit spanjoll.

Oferta e “Topçinjve” pritet të jetë gati 15 milionë euro. Një shifër, që mund ta kënaqë drejtuesit e Eibarit, pasi një ofertë e tillë zor se është parë në të shkuarën në atë klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online