Champions League mbarëshqiptar, ideja e “çmendur” që mund të bëhet realitet!

0

Ideja e një ligë të përbashkët Shqipëri-Kosovë është intriguese, pasi interesimi mendohet se do të ishte më i madh. Gjithsesi gjithçka varet nga mundësia që diçka e tillë të bëhet realitet. Tifozat Kuqezi e kanë ëndërr që bashkimi mes shteteve të bëhet përmes futbollit, ndërkohë që pa pasur nisma edhe në sporte të tjera për diçka të tillë.

Së fundmi për ligën e përbashkët ka folur edhe Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Për sa kohë ka dy shtete, ka dy kampionate. Gjithsesi kjo nuk të ndalon që të bësh turne të tjera. Ka kohë që ne bëjmë një kupë, por që nuk është bërë në nivelin e duhur. E kam fjalën për Kupën Pavarësia, mund ta zhvillojmë dhe ta bëjmë në një kompeticion më të mirë”, është shprehur në Opinion në TV Klan një ditë më parë Duka.

IDEJA E CHAMPIONSIT MBARËSHQIPTAR – Rikthehemi pas në kohë, 14 korrik 2014. Gazetari Gjergji Stefa, përmes një shkrimi në Sport Ekspres, bënte një propozim për një Champions League mbarëkombëtar. Një ide interesante, që pse jo mund të merret seriozisht dhe të bëhet realitet. Për këtë nuk ka pengesa.

Ja çfarë shkruante Stefa asokohe: “Klubet e Kosovës u prezantuan për here të parë në kupat e Europës, disa prej tyre po i hedhin sytë nga Shqipëria – shiko “armatën” e Superiores te Liria e Shkëmbit – Shkëndija është shndërruar në një markë në rajon, në Maqedoni shqiptarët janë gjithnjë e më shumë faktor, ndërsa në Mal të Zi gjithsesi Otranto e Ulqinit mundohet te mbijetojë. A ka ardhur momenti që të kemi një ligë mbarëshqiptare? OK, një ligë e madhe nuk mund të realizohet. Sportivisht do ishte gabim. Kështu klubet kanë më shumë të ardhura.

Por një ligë që edhe nëse nuk të dërgon në Europë, e financuar dhe madje me shpërblime te majme financiare nga shteti shqiptar, do ishte një gjë shumë interesante. Një lloj Champions League e shqiptarëve.

Sigurisht që kostot mund dhe duhet te jenë të larta. Nëse nuk do kishte mbulim te shpenzimeve për klubet dhe shpërblime për fituesit, nuk do kishte asnjë vlerë dhe as impenjim.

Sa mund të duhen? Jo më shumë se 2 milionë euro ne total. A nuk janë shume pak për buxhetin e një shteti që promovimin e një sporti mbarë kombëtar duhet ta ketë prioritet dhe mision?

Imagjinoni një Champions League ku luhet në gjithë shqiptarinë. Momenti ka ardhur natyrshëm. Nuk është vetëm gjeopolitikë. Është sport i pastër. Kampionate më vete dhe një kupë e madhe e përbashkët”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.