Fitorja 4-2 në transfertën kundër Sevijës ka ngritur shumë moralin te Barcelona. Në përfundim të takimit, lojtarët e klubit katalanas dhe trajneri Valverde kanë folur për mediet pas mbarimit të takimit.
Pike dhe tekniku spanjoll kanë bërë komplimente për heroin e takimit Leo Mesi, i cili shënoi një tripletë, ndërsa mesfushori kroat ka folur për lajmet që e çojnë drejt Interit ose Bajernit të Mynihut.
Rakitiç: “Nuk i kuptoj pse ka kaq shumë thashetheme rreth të ardhmes sime. Kontrata ime me Barcelonën mbaron pas tri vitesh dhe e vetmja gjë që dëshiroj është që të qëndroj këtu në Barcelonë”, u shpreh Rakitiç.
Ernesto Valverde: “Na duhet të falënderojmë Mesin katër herë. Tri herë për secilin gol dhe një herë për asistin. Kemi lojtarin më të mirë në botë dhe ai përherë na gjendet atëherë kur na duhet”.
Pike: “Mesi ishte i magjishëm. Ai do të jetë pjesë e Barcelonës për vite me radhë”.