E ardhmja e Kontes, “bookmarkers” e rikthejnë në Serie A

Antonio Konte është pranë rikthimit në Serie A. Të paktën kështu mendojnë “bookmakers” që e shohin trajnerin leçez në pankinën e Interit në sezonin e ardhshëm.

1.5 kuotohet kalimi i Kontes në stolin zikaltër sipas “Sisal Matchpoint”, ndërsa më pas vjen Roma. Verdhekuqtë kërkojnë një trajner me peshë për sezonin e ri dhe transferimi i Kontes në kryeqytet kuotohet me koefiçentin 4.5.

Kaq mundësi ka dhe ulja e tij në pankinën e PSG-së, pavarësisht se drejtuesit e klubit janë afër rinovimit me gjermanin Tuhel. Tepër i vështirë mendohet kalimi i Kontes te Milani, që ka gjetur stabilitet dhe rezultate me Xhenaro Gatuzon.

Konte u largua nga kampionati italian në verën e vitit 2014, pasi drejtoi për tre vite Juventusin. Ai mori drejtimin e kombëtares italiane, ndërsa në verën e vitit 2016 u ul në pankinën e anglezëve të Çelsit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online