Mihaj: Greqia ishte zgjedhja ime e parë, i veçantë debutimi me Shqipërinë

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, ka dhënë një intervistë për medien greke “gazeta.gr”. Futbollisti i Panetolikosit foli mbi pranimin e ftesës për të luajtur për kombëtaren shqiptare

ÇËSHTJA E KOMBËTARES – “Është e vërtetë që në fillim dëshira ime ishte që të luaja me përfaqësuesen e Greqisë, por nuk pati interes nga ana e tyre. Shqipëria bëri përpjekje të forta për gati një vit për dhe unë e vlerësova këtë gjë, ndihem krejtësisht i justifikuar për këtë zgjedhje.”

PANETOLIKOS – “Panetolikos më mori nga Rodesi dhe më plotësoi ëndrrën time. U bëra një futbollist profesionist dhe luaj në Superligë. Çdo ditë punoj fort për skuadrën dhe vetën time, që të përmirësohem ndeshje pas ndeshje”.

MOMENTET MË TË VEÇANTA – “Do të veçoja debutimin time në ndeshjen në transfertë kundër PAOK-ut, fitoren ne Agrinio kundër Panathinaikosit dhe pjesëmarrjen në ligën e kombeve në ndeshjen ndaj Skocisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online