E ardhmja dhe futbolli shqiptar, Andi Lila i prek të gjitha

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Andi Lila ka qenë i pranishëm sot në stadiumin e Gjirokastrës, ku ka ndjekur ndeshjen mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Lila tha pas ndeshjes se është shumë i kënaqur që futbolli shqiptar ka ide të reja dhe iu beson trajnerëve të rinj, duke i thurur elozhe teknikut Ahmataj, por dhe Ilir Dajës, që sipas tij është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. Në fjalën e tij për “Supersport”, Lila tha:

NDESHJA – “Lojtari i ndeshjes nuk mund të jem, erdha në pjesë të dytë (qesh). Mua nuk më ndodh shpesh kjo. Pashë ndeshje të mirë, edhe terreni nuk i favorizon. Të dyja skuadrat kanë trajnerë të mirë. Daja, por edhe Juli që e kam pasur shok skuadre. Jam i kënaqur që brezi i ri i trajnerëve po futen në futbollin shqiptar dhe kjo më pëlqen.

SUPERIORJA – “Kampionati është në nivele shumë të mira. Nuk ka shumë polemika për gjyqtarët dhe kjo më pëlqen. E ndjek shumë Tiranën dhe u ndjeva mirë që e fitoi., Kukësi ka ekip të mirë, Partizani pretendon titullin. Nuk do e ketë të lehtë, pasi ka shumë rivalitet. Sa më i fortë kampionati, aq më e mirë fundjavë në Shqipëri në aspektin e motivit që kanë tifozët për të shkuar në stadium. Vij shpesh këtu, më pëlqen Gjirokastra dhe Luftëtari, këtu vijnë edhe femra shumë, pasi nuk ka shumë kore ofenduese. Kampionati ka nivel dhe shpresoj të shoh ndeshja sa më të bukura. Do e them edhe këtë, uroj që Tirana të fitojë derbin me Partizanin”

E ARDHMJA – “Pasnesër mbush 33 vjeç, e kam ende atë zjarrin brenda vetes. Kur të fiket, atëherë nuk do luaj më. Kam që 10 vjeç që merrem me futboll dhe normalisht nuk e shoh veten jashtë futbollit. Do jem trajner i jashtëm i një prej ekipeve të Pas Janinës. Nuk lejohet të jem trajner i parë atje”.

DAJA – “Të flasim për Dajën nuk ka nevojë, flasin faktet. Është takticien shumë i mirë. E pyetja për të ardhmen, çfarë duhet të lexoj këtë periudhë që jam  më i lirë. Nga çdo trajner marrim mësime. Shpresoj që nga emri i mirë dhe nga pozitivitet që kam pasur, trajnerët disa gjëra edhe të mi tregojnë”.

TË MIRAT E SUPERIORES – “Mendoj se e mira e këtij sezoni janë trajnerët e rinj në shumë skuadra. Kjo është më e mira. Daja i sheh ndeshjet nga brenda. Kam biseduar me trajnerët e rinj, pasi kam luajtur me ta. Shpresoj që mentaliteti të ndryshojë dhe të mos i largojnë. Nuk i ndryshojnë dot gjërat me magji dhe nuk duhet t;i ndërhyrjen. Humbjet duhet t’i bëjnë me idetë e tyre. Nëse bëhem trajner nuk do pranoja ndërhyrje. Do vendosja vetë. Trajnerët e rinj do e ndryshojnë mentalitetin e kampionatit dhe do të sjellin më shumë tifozë. Në Shqipëri ka futbollistë, duhet punuar me akademitë”,- përfundoi Lila.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *