Plasi ironia në “Instagram”, Asani ngacmon Kukësin pas fitores së Tiranës

0

Fitorja e Tiranës ndaj Kukësit, sigurisht që i ka ardhur në ndihmë Partizanit të vendit të parë, që tani e gjen veten me tetë pikë diferencë nga ndjekësit. Ndër spektatorët e shumtë të pranishëm në stadiumin e Kamzës ku u zhvillua ndeshja e sotme ka qenë dhe sulmuesi i Partizanit Jasir Asani, i cili pas ndeshjes nuk ka harruar të hedhë një ngacmim në rrjetet sociale.

Postimi i Asanit

Në një foto të hedhur në “Instagram”, 23-vjeçari shfaqet në stadiumin e Kamzës dhe në mbishkrim ka shkruar: “Shumë ftohtë -8”, sigurisht nuk e ka fjalën për temperaturën, por për diferencën e tanishme me Kukësin.

Futbollisti i të kuqve, ndoshta është penduar për këtë ngacmim, pasi pak minuta më vonë e ka fshirë foton e lartpërmendur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.