VIDEO | Totenhemi i pagabueshëm, likuidon Leisterin dhe mban ritmin

Totenhemi vijon të mos ndalet. Ekipi i Mauricio Poçetinos, vazhdon me formën e mirë në Premier Ligë dhe me fitoret e njëpasnjëshme, pavarësisht se i mungon kapiteni Herri Kejn prej gati një muaji. Ditën e sotme, “gjelat” e Londrës, kanë triumfuar pastër 3-1 ndaj Leister Sitit.

Ishte Davinson Sançez në minutën e 33-të, i cili kaloi në avantazh ekipin e tij, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0. Në fraksionin e dytë, sfida u bë akoma më shumë emocionuese, pasi Leister u tregua mjaft këmbëngulës për t’i hapur probleme Totenhemit. Në minutën e 60-të, Vardi humbi mundësinë më të mirë për të barazua, teksa shpërdoroi një 11-metërsh.

Rastin e humbur, “dhelprat” e paguan menjëherë, pasi ishte Eriksen, i cili vetëm tre minuta pas penalltisë, dyfishoi shifrat. Në minutën e 76-të, Vardi korrigjoi shënjestrën, teksa shkurtoi shifrat në 2-1. Gjithsesi, Son në minutën e 91-të mbylli gjithçka, duke hipotekuar fitoren për Totenhemit, i cili ngjitet në kuotën e 60-të pikëve, 5 më pak se Liverpul dhe 2 më pak se Siti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online