“Do të gëzohesha nëse Ikardi qëndron, me Konten synojmë kampionatin”

Sezoni ka përfunduar dhe Interi po pëson shumë ndryshime. Ka ardhur Antonio Konte dhe është konfirmuar Godin. Priten hyrje të reja, por edhe dalje. Një nga largimet, me shumë mundësi, është Mauro Ikardi. Milan Skriniar, shtylla e mbrojtjes zikaltër analizon shkurt situatën aktuale të Interit.
Sllovaku nuk e dëshiron largimin e Ikardit. Ai shprehet se do të ishte i lumtur nëse argjentinasi qëndron. Thotë fjalë të mira për Spaletin. Me Konten sheh më larg dhe synon titullin kampion. Pyetet në fund për ardhjen e Godin. Nuk komenton shumë për uruguajanin, por e çon bisedën në terma të përgjithshëm.

“Ikardi është një lojtar i shkëlqyer dhe shoku ynë. Do të shohim se ç’do të ndodhë. Nëse qëndron do të gëzoheshim shumë. Spaleti është një person dhe trajner i mrekullueshëm, por klubi bëri zgjedhjet e veta. Tani është Konte, me të ka synime të reja. Duam të luftojmë për fitimin e titullit.”

“Sezoni im te Inter? Gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Jemi të kënaqur që arritëm të kualifikoheshim në Champions League. Rezultatet e fundit nuk ishin ato që dëshironim, por fatmirëshisht ja arritëm qëllimit. Godin do të na përmirësojë? Gjëja më e rëndësishme është të krijojmë një skuadër kompetitive”, u shpreh Skriniar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online