Cungu: Titullin e kemi fituar në media, jo në fushë! Sot ishte gabimi im

Armando Cungu u shpreh shumë i zhgënjyer për humbjen e sotme përballë Tiranës. Mërzitja e trajnerit u pa qartë dhe në fjalët e tij pas ndeshjes. Për “Supersport”, numri një i verilindorëve pranoi se ka përgjegjësi edhe ai për humbjen e marrë, për shkak të vendosjes që i bëri Shametit në fund të sfidës. Trajneri përmendi edhe titullin kampion dhe mes të tjerash, tha:

NDESHJA – “Ndodhi ajo që ndodhi në ndeshjet e para. Ekipi nuk po paraqet të njëjtin nivel. Pjesa e parë ishte e dobët, më pas ndryshuam vendosje. Në pjesën e dytë kishte diçka më ndryshe, patëm raste dhe shpërdoruam. Ndaj edhe erdhi ky rezultat. Pësuam një gol ndoshta disi karambolesk, por edhe për përgjegjësinë time. Dërgova Shametin lart për të shënuar dhe mbaj përgjegjësi”.

TITULLI – “Nuk do të thotë se nuk e duam titullin. Duhet të shohim shumë komponentë. Më shumë kemi folur në media, se në fushë, ndërsa ekipet  e tjera nuk i kam dëgjuar të dalin me flamur që të thonë ‘dalim kampionë’. Partizani, edhe pse i pari, nuk flet. Ka disa afrime që nuk kanë ritmin e duhur. Afrimet nuk janë ambientuar me ekipin, që e ndërtuam me mund e me djersë. Prishëm fizionominë e lojës për momentin. Duhet kohë, por kampionati dhe pikët nuk ta japin”.

PRESIONI – “Në futboll nuk fitohet me çdo kusht. Indirekt patëm presion. Do kishte qenë e udhës që ekipet që pretendojnë të luajnë në të njëjtën ditë dhe orar”.

RASTET E HUMBURA – “Deri dje jemi ankuar për raste të humbura. Rexhinaldo dhe Shkurtaj mendohet se janë më të mirët. Shpërdoruan ata, por edhe Rama, Ethemi dhe Kordiero. Këta janë lojtarët. Duhet kohë që këta djem të ingranohen me lojën. Po, kam vështirësi për modulin. Nuk jemi ai Kukësi që bënte lojëra të mira. Janë shumë prurje: Teqja, Rrumbullaku, Shkurtaj, por edhe Rrumbullaku, që është bashkuar më vonë me ne”.

BLERJET E REJA DHE TRONDITJA E PANKINËS – “Nuk kam asnjë presion, edhe nuk e kam problem edhe nëse krijohet presion. Pres çdo vendim të klubit. Kam dëshmuar se di të punoj. E kam bërë edhe në Kukës, ku nuk ndërtohej asnjë aksion. Bëmë një ekip që po luante më mirë se të tjerët. Jam i qetë dhe nuk kam asnjë problem. E thashë, duhet t’u japësh mundësinë afrimeve. Në të kundërt, do të marr vendimet e mia. Do shikoj kush do të luajë. Askush nuk më detyron të fus lojtarë, s’e ka bërë. Unë nuk lejoj asnjë të ndërhyjë, vendos vetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online