Daja: Barazimi rezultat i drejtë, ja kur Sukaj do të jetë 100% gati

0

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja pranoi pas ndeshjes kundër Luftëtarit se barazimi 0-0 ishte rezultati i drejtë i sfidës. Gjithashtu, tekniku nuk ngurroi as t’i thurë elozhe kundërshtarit dhe sipas tij, vlonjatët ishin përballë një rivali shumë të fortë dhe të motivuar. Pas ndeshjes, Daja foli për “Gol pas goli” në “Supersport”, ku u shpreh:

NDESHJA – “Do të thosha se për atë që u prodhua në lojë barazimi ishte rezultati më i drejtë. Komplimente kolegut, kishte vendosur mirë skuadrën në fushë. Ata ishin shumë kërkues. Jemi të kënaqur, pasi loja prodhoi rezultatin e merituar.”

SUKAJ – “Xhevahiri ka një bagazh individual, por nuk është mirë fizikisht. Duhen katër javë për të marrë vlera të reja. I vonova ndërrimet, pasi flisja me stafin. Kishim disa pika të dyshimta për shkak të energjive që kishin. Në stol kishim shumë të rinj, janë nën 20 vjeç. Mendoja që e kisha të vështirë të ndërhyrja. Në fund ekipi kishte njëfarë ekuilibri në lojë.”

FRIKA PËR TË MOS HUMBUR – “Pothuajse është një kontogjent i limituar. Mungesa e Allës na e vështirësoi një vendosje tjetër. Kohët e fundit kemi luajtur shumë ndeshje, nuk kemi pasur mundësi të bënim rotacion. Ndikoi në gjendjen fizike dhe nuk patëm ritëm si ndaj Kukësit, ashtu edhe ndaj Tiranës.”

OBJEKTIVAT – “Kemi shpresë për Europën, me gjithë problemet që dihen. Nuk jemi shumë larg për ta arritur këtë qëllim. Nuk luftonim me Luftëtarin për t’i shpëtuar zonës së ftohtë, por donim tre pikët për t’iu afruar ekipeve lart.”

ZGJEDHJA – “Asnjëherë nuk kthehesh dot mbrapsht. Nuk jam nga ata që tërhiqem. Do vazhdoj deri në fund, por sigurisht duhet mbështetja e të gjithëve.”

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.