Ahmataj: Nuk më kënaq ky rezultat, kemi krijuar një skuadër solide

0

Julian Ahmataj po bën mirë në krye të Luftëtarit dhe kundër Flamurtarit, tregoi se ka ndërtuar një ekip me shumë ekuilibër ënë fushën e lojës. Këtë gjë e pranoi dhe vetë tekniku, i cili për “Gol pas goli” në “Supersport” tha:

NDESHJA – “Për rezultatin nuk jam i kënaqur, vetëm fitorja të kënaq. Më kënaq loja, ishim në ekuilibër. U munduam t’i jepnin shanse vetes deri në fund. Patëm rastet tona dhe nuk shënuam. Kemi aktivizuar dy djem të rinj, pasi të ardhurit duan kohë”.

SKUADRA – “Kam një ide më të qartë për skuadrën, kemi një ekip me djem të mirë. Duan kohë, stërvitje dhe angazhim për të shkuar përpara. Nuk kemi luksin të bëjmë futboll brilant, por duhet t’i marrim maksimumin ekipit dhe çdo lojtari”.

DUNGA –  “E kuptoni që Flamurtari ka ekip të mirë, sidomos përpara. Kanë pesë lojtarë, duke futur edhe Rrapajn. Duhet ekuilibër. Nëse Aleksi shkonte lart, mund të na ndëshkonin. Menduam të ishim më të kujdesshëm. Rastet i patëm dhe mendoj se funksionoi”.

AGRESIVITETI – “Në fillim u munduam të ishim agresivë, por kishim një skuadër që i kishte marrë masat. Në futboll duhet dhënë mundësia që të shprehen. Nuk mund të dominosh tani, duhet ekuilibër dhe më pas të ngrihesh dhe të jesh agresiv. Pa ekuilibër nuk e bën dot. Filtron topi dhe bëhesh skuadër shumë e lehtë. Luftëtari është mundur në të shkuarën në shtëpi për shkak të mungesës së ekuilibrit. Duhet kohë për të arritur tek ajo që duhet”.

PENALLTIA – “Nuk jam marrë asnjëherë me arbitrat. Nuk e kam rastin, ta shoh përpara. Siç gabojmë ne, gabojnë edhe arbitrat”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.