Çmendet Napoli, ofron pagën më të lartë për yllin e Junajtid

Romelu Lukaku nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit të Junajtid. Sulmuesi belg mund të largohet dhe Italia është destinacioni më i mundshëm. Siç raporton “Gazetta.it”, Napoli ka nisur operacionin për ta sjellë Lukakun në “San Paolo”.

Presidenti De Laurentis i ofron belgut pagën më të lartë. 10 milionë euro në sezon është i gatshëm të japë Napoli për të bindur yllin e “Djajve të Kuq” të vishet i kaltër. Problemi i vetëm për klubin italian është shifra prej 70 milionë eurosh, që kërkon Junajtid për të lënë të lirë 26-vjeçarin.

Ndërkohë edhe Interi ka bërë ofertën e tij për Lukakun. Ata ofrojnë një pagë prej 7,5 milionë euro në pesë sezonet e ardhshme. Ofertë ndjeshëm më e ulët se ajo e nënkampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online