Boateng: Kam vetëm një peng, Klopi ka një aftësi unike. Ibra? S’të fliste me gojë, nëse…

Barcelona mori në merkaton e dimrit Kevin Princ Boateng nga Sasuolo, në mënyrë që të sigurojë minuta pushimi për Luis Suarez. Megjithatë, ganezi nuk e ka bërë si duhet këtë detyrë që iu dha nga Barça dhe ka ngrohur stolin në shumicën dërrmuese të rasteve.

32-vjeçari më parë ka luajtur me klube si Totenhem, Milan, Shalke, Ajntraht Frankfurt apo Borusia Dortmund. Me verdhezinjtë ai është aktivizuar në kohën kur në krye ishte Jurgen Klop, me të cilin do të takohet nesër në “Camp Nou” në gjysmëfinalen e parë të Champions Ligës.

Gjatë intervistës, Boateng tregoi pengun më të madh në karrierë. Ai u shpreh se e kuptoi shumë vonë se është themelore të jesh me këmbë në tokë për të marrë vendimet e duhura. Nëse do e bëntë këtë do të luante 10 vite rresht me një klub të madh. Me sa e njeh Klopin shprehet se ai e di mirë atë çka duhet të bëjë që lojtarët të japin maksimumin për të. Lojtari më i mirë është Zlatan Ibrahimoviç. E admiron ambicien e tij.

GABIMI- Të kesh mendjen e duhur në futboll është thelbësore. Kur isha 18 vjeç do të kisha dashur një agjent apo të afërm, që të më udhëhiqte në vendimet e mia. Do të më ndihmonte të kuptoja gabimet. Është keqardhja ime më e madhe. Po të kisha marrë vendimet e duhura do të kisha qenë një lojtar që kisha luajtur 10 vite rresht me një klub të madh si Reali, Barcelona apo Junajtid.”

JURGEN KLOP- “Ai e di mirë se çfarë duhet të bëjë që lojtarët të jenë gati ‘të vdesin’ për të. E bënte në Dortmund dhe tani po bën të njëjtën gjë në Liverpool. Me Klopin të gjithë lojtarët e ekipit të ndihen të rëndësishëm.”

IBRAHIMOVIÇ- “Me të ndihesha menjëherë i qetë. Ibra është një udhëheqës. Kurrë nuk kam takuar një person më ambicioz se ai. Nëse humbiste në stërvitje, ai nuk të fliste me gojë për katër ditë”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online