Jaupi: Nuk na intereson çfarë flasin skuadrat e tjera në media, vëmendja jonë vetëm në fushë!

Në fazën e tretë skuadra e Elbasanit ka pasur ngjitje në renditjen e zonës Play-out në Grupin B. Nga një skuadër e vendeve të fundit në dy fazat e para, në këtë fund të fazës së tretë renditet në mesin e artë, por jo larg rrezikut të mbijetesës. Këtë e pranon edhe kapiteni aktual i Elbasanit, Xhulio Jaupi, i cili në deklaratën e tij për SportEkspres.com thekson se deri në fund të kampionatit luajnë dy ndeshje jete, dhe do bëjnë maksimumin.

TOMORI DHE MBIJETESA – “Ne jemi të përgatitur që në transfertën me Tomorin në Berat të marrim fitoren. Ky është synimi ynë maksimal, ndërsa minimalisht duam që të mos dalim pa pikë nga kjo sfidë. Mundësitë për ne janë, pasi Tomori është më poshtë se ne në renditje, por edhe për faktin kryesor se ky është futboll dhe se çfarë prodhon fusha nuk i dihet”.

TURBINA – “Tashmë bëhen llogaritë për çdo sfidë. Ne luajmë në Berat këtë javë dhe pas pushimit javën tjetër, në fund presim Turbinën, por pasi ajo i ka zgjidhur punët me Tomorin në fushën e saj në ndeshjen e javës 27-të. Ne nuk na intereson se çfarë flasin drejtues të skuadrave në media, për ne rëndësi kanë pikët në fushën e lojës dhe për ato jemi të interesuar”, përfundoi kapiteni i Elbasanit.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online