Bien kuotat e Kontes, trajneri që shkëlqeu në Botëror në garë për stolin e Realit

Florentino Perez po kërkon kohë dhe nuk dëshiron të nxitohet. Julen Lopetegui nuk është shkarkuar ende, por i ka orët e numëruara në stolin e Realit. Presidenti i ka thënë disa miqve të tij gazetarë pas përfundimit të ndeshjes kundër Barcelonës, se Antonio Konte do të jetë trajneri i ekipit.

 Megjithatë, kreu i Realit nuk është akoma i bindur dhe kuotat e Kontes janë ulur siç citon një radio e vendit iberik. Palët nuk kanë gjetur akordin mes tyre dhe klubi “merengues” po sheh për alternativa të tjera. Tre janë emrat në listën e Perez: Zhoze Murinjo, Santiago Solari dhe Roberto Martinez. Ky i fundit është trajneri i Belgjikës dhe vjen nga një Botëror shumë i mirë, duke arritur të fitojë medaljen e bronztë.

 Ëndrra mbetet portugezi i Junajtid, ndërsa Solari, i cili drejton ekipin e Real Madrid B mbetet një alternativë e momentit. Si fillim pritet të vijë shkarkimi i Lopeteguit dhe më pas do të mësohet më mirë se kush do të jetë pasardhësi i tij. Solari, Martinez, Murinjo, ose… Konte.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online